Festa Qoqaj uron të dashurin për ditëlindje me imazhet më të nxehta

Festa Qoqaj shumë herë është komentuar për jetën e saj personale, ku ka qenë pjesë e rëndësishme e mediave rozë.

Modelja e njohur shqiptare çdo herë ndan me publikun pamje nga jeta e saj personale dhe ajo profesionale.

Ajo së fundi ka publikuar lidhjen e saj më të re, me Bonart Ajvazin.

I dashuri i Festës gjatë ditës së djeshme ka festuar ditëlindjen dhe nuk ka munguar as urimi i modelës me disa foto të zjarrta.

“Urimi ditëlindja për personin e preferuar të jetës sime. Shpirti im binjak! Tu plotesofshin krejt deshirat shpirt, të dua”, ishte mbishkrimi i modeles në foto.

Kujtojmë se Festën përveç se si blogere e kemi parë edhe si moderatore.