Hafizi nga Likova, aktualisht kryeimam në Zagreb, kandidati më meritor për kryetar të BFI-së

Hafizi nga Likova me famë ndërkombëtare, Aziz Halili, aktualisht kryeimam i Qendrës Islamike në Zagreb, është vlerësuar si kandidati më meritor për kryetar të ri të BFI-së në Maqedoninë e Veriut. Këtë vlerësim e ka bë kolegu i tij, hafiz Bajram Ajeti.

“Jeta, veprimtaria, ndikimi i tij në zemrat e të tjerëve përmes zërit të tij dhe leximit të bukur të Kur’anit në mbarë botën, dhe jo vetëm bukur leximit të Kur’anit, por edhe dhënia e hakut ndaj Librit-fisnik në mënyrën e duhur ashtu siç e meriton Drita e jetës tonë, dhe të vepruarit sipas tij në çdo sferë të jetës, e bën të jetë më meritori për karrigen e të parit në BFI.
Hfz.mr. kryeimam i qendrës islamike në ZAGREB të KROCISË, anëtarë i ligës botërore të Kur’ani kerimit, anëtarë i shumë garave botërore dhe pjesëmarës i asociacioneve të ndryshme në botë”, ka shkruar Hfz. Bajram Ajeti.