Kosova ndihmohet nga Austria me 250 mijë euro

Austria ka ndihmuar Kosovën me 250 mijë euro.

Lajmin e bëri të ditur ministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka me anë të një postimi në Facebook.

“Në vizitën e parë në Kosovë pas shpërthimit të pandemisë, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, dy ministrat austriak sollën ndihmën në vlerë prej 250.000€ për Republikën e Kosovës për tejkalimin e pandemisë. Pos ndihmës financiare, ata rikonfirmuan edhe mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës”.

“Bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takuam Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe të Evropës dhe Kushtetutës të Austrisë, Karoline Edtstadler. Danke Österreich!”, shkruan ai.