Haçinson: NATO-ja pret që Maqedonia e Veriut në pranverë të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës

NATO-ja pret që Maqedonia e Veriut në pranverë të bëhet anëtarja 30-të e Aleancës. Këtë e deklaroi sot përfaqësuesja e SHBA-së në NATO, Bejli Haçinson në brifingun në Bruksel.

Ajo theksoi se Protokolli ende nuk është ratifikuar në Spanjë, ku para pak kohe u formua Qeveria.

“Mendoj se deri në verë flamuri i Maqedonisë së Veriut do të jetë pranë 29 flamujve të tjerë. Do të jemi të lumtur që në pranverë ta përshëndesim Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ajo në brifing.

Sipas saj, shteti ka përfunduar një punë të madhe duke zbatuar reforma të nevojshme që t’u përgjigjet kërkesave të NATO-s./TV21/