Rita fotografohet gjysmë e zhveshur, kështu i mbulon pjesët intime

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të numërojë sukseset e saja në arenën ndërkombëtare.

Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, në të cilën shihet gjysmë e zhveshur, por e mbuluar pas një qeseje të blerjes  “Celine”.

Asaj i dukeshin të brendshmet, ndërsa sipër fshehu pjesët intime dhe kishte vendosur një palë syze.

Një paraqitje të ngjashme e kishte bërë më herët edhe Victoria Beckham, por ajo në një formë më ndyrshe.

Rita së fundi ka lansuar linjën e parë me produkte të shtëpisë, saktësisht produkte për dhomën e gjumit, ndërsa dy prej koleksioneve i emëroi në bazë të dy kryeqyteteve shqiptare, Prishtina dhe Tirana.