Habit vajza e Trump: Do dal nga Shtëpia e Bardhë nëse Donald Trump bëhet përsëri President

Ivanka Trump, vajza dhe këshillarja e presidentit amerikan Donald Trump, ka treguar se ajo do dalë nga Shtëpia e Bardhë nëse babai i saj rizgjedhet president.

Në një intervistë, Ivanka tha se ajo është ”më e tërhequr rreth fëmijëve të saj dhe lumturisë së tyre”, kur u pyet nëse ajo do vazhdojë të shërbejë në administratë nëse babai i saj fiton përsëri zgjedhjet presidenciale.

”Vendimet e mia gjithmonë do jenë mjaft fleksibile për të siguruar që nevojat e tyre po shqyrtohen para së gjithash. Arsyeja përse unë erdha këtu ishte për të kthyer vëmendjen ndaj grave dhe burrave të ”harruar” që takova gjatë dy viteve, derisa po bëja fushatë rreth vendit. Gjatë dy viteve të fundit, unë kam udhëtuar në çdo pjesë të këtij kombi.”

Megjithatë 38 vjeçarja Ivanka pohoi se puna e saj është ”e papërfunduar”. ”Ne kemi bërë aq shumë, por nuk është e mjaftueshme”, tha ajo.

E pyetur nëse ajo do kandidonte për ndonjë detyrë, këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë tha: ”Për mua…politika është më pak interesante.”

Ivanka Trump së bashku me burrin e saj, Jared Kushner, kanë shërbyer në administratën Trump që nga viti 2017. Çifti gjithashtu luajti një rol në fushatën presidenciale të Trump.