Haaland do t’i ofrohet një marrëveshje e re e madhe nga Man City

Manchester City do të ofrojë një marrëveshje të re masive për sulmuesin e tyre yllin Erling Haaland mes interesimit nga Real Madrid.
Sipas raportimit të ‘The Sun’, kampionët në fuqi të Anglisë janë gati të ofrojnë një marrëveshje të madhe për Haaland duke i dhënë norvegjezit një pagë masive prej 500,000 funte në javë, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi, i cili iu bashkua Cityt në verën e vitit 2022, ka një kontratë të vlefshme me klubin deri në vitin 2027, por skuadra e Pep Guardiolës është e gatshme të zgjasë kontratën e tij edhe për një vit, së bashku me një rritje të pagës.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund është aktualisht paga më e lartë së bashku me bashkëlojtarin Kevin De Bruyne. Lojtarët aktualisht fitojnë 375,000 funte në javë.

Haaland, i cili ka shënuar 42 gola për klubin e tij të ri në këtë sezon, është lidhur me një kalim te Real Madrid.

Manchester City është i prirur t’i dërgojë një mesazh për ‘Los Blancos’ duke përmirësuar kontratën e Haaland dhe duke siguruar të ardhmen e tij në klub.