Christensen largohet nga kampi danez i lënduar

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen ka pësuar lëndim.
Ndeshja e parë kualifikuese për në Euro 2024 të Danimarkës nuk nisi mirë për mbrojtësin e Barcelonës.

Christensen u detyrua të lë fushën në minutën e 16’, pas lëndimit të pësuar, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, së fundmi Barcelona ka dalë me një njoftim.

Sipas ‘Blaugrana’, ai nuk do jetë i aftë për të vazhduar me kombëtaren dhe do mbikëqyret nga klubi.

“Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë rikthimin e tij”, raporton klubi./Lajmi.net/