Zyrtare: Antony i bashkohet Man United

Antony është transferuar te Manchester United.

Ylli brazilian, Antony ka lënë skuadrën e Ajax Amsterdam për t’iu bashkuar ‘Djajve të Kuq’, përcjell lajmi.net.

Man United kanë paguar 95 milionë euro për kartonin e lojtarit.

5 milionë të tjera ‘Djajtë e Kuq’ do t’ia dërgojnë skuadrës së Ajax në formë të bonuseve.

Lojtari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, me mundësi vazhdimi për një vit.