Guardiola i kënaqur me Stones

Stones kishte rënë nga plani i parë për mbrojtjen e Manchester City, kjo pasi ai pati shumë lëndime vitet e fundit dhe si dukej potenciali i tij ishte duke rënë. Por, anglezi është rikthyer fuqishëm këtë sezon ku po regjistron paraqitje fantastike, transmeton lajmi.net.

Edhe Guardiola pati fjalë të mira për të.

“Nëse është një njeri që e meriton më të mirën, është John, ai është një njëri fantastik. Familja e tij duhet të jenë krenar për të, ai kishte probleme me lëndimet dhe nuk ishte e lehtë për të”, tha Guardiola.

“Në momentin që u bë mirë, nisi të luaj më mirë dhe me vetëbesim, ai e riktheu vetëbesimin për vetën e tij, sepse ne menaxherët nuk mund t’ju kthejmë vetëbesimin lojtarëve”, përfundoi Pep Guardiola.