Kryeministri i Greqisë, Mitsotakis merr dozën e dytë të vaksinës

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit në spitalin Attiko në mëngjesin e së hënës. Deri tani, numri i përgjithshëm i personave që janë vaksinuar deri tani ka arritur shifrën 80 mijë. kujtojmë se Mitsotakis mori dozën e parë të vaksinës në fund të muajit Dhjetor 2020 dhe u shpreh optimist duke thënë: “Nuk ndjeva asnjë dhimbje gjatë vaksinimit”.

Klasa politike dërgoi një mesazh të qartë se vaksina është e sigurtë dhe rezultative. “Së bashku me mua do të vaksinohen edhe punonjës të sektorit shëndetësor, të cilët që në momentin e parë gjende në vijën e parë të frontit kundër Covid dhe që të gjithë ne iu dedikohemi shumë”, deklaroi aso kohe Mitsotakis.

Në 5 spitale të vendit, Athinë, Selanik, Patër, Kretë, Janinë janë hapur qendrat e vaksinimit, në të cilat kryhen vaksinimet.