Grupi i Punës: Miratohet Propozim-iniciativa për nevojën e ndryshimeve kushtetuese

Grupi punues në seancën e sotme miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë me qëllim të ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Propozimi, siç njofton KlanM, do t’i dorëzohet Qeverisë, e cila do të duhet ta përcjellë iniciativën në Parlament, ku do t’i kalojë të gjitha trupat punuese.

Në vigjilje të takimit të sotëm, Kryetarja e Grupit të Punës, Margarita Caca Nikolovska, theksoi se mandati i këtij grupi nuk është të ridefinohet Kushtetuta, ashtu sic pohon opozita.

Ajo, sic percjell KlanM, tha se në interes të të gjithëve është që sa më shpejt të përgatitet amendamentet kushtetuese, qëllimi i të cilëve është futja e Bullgarëve në Kushtetutë./KlanMacedonia/