Rohde: Institucionet e Kosovës duhet të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, e ka shpërndarë një postim të homologut të tij amerikan, Jeff Hovenier, rreth situatës në veri.

Rohde tha se pajtohet plotësisht me qëndrimin e Hovenier.

Ai iu bëri thirrje palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës.

“Iu bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë KFOR-in dhe EULEX-in”, tha Rohde.