Grupet punuese në Kuvend do të diskutojnë për propozimin francez

Koordinuesit e grupeve të deputetëve dhe përfaqësues të tjerë të partive parlamentare sot pritet të mbajnë takim të parë në të cilin do të bisedohet për konkludimet që duhet të shqyrtohen dhe miratohen nga Kuvendi lidhur me propozimin evropian dhe fillimin e negociatave për hyrje në BE.

Dy partitë më të mëdha politike në Kuvend, LSDM në pushtet dhe VMRO-DPMNE dje e konfirmuan marrëveshjen për mbajtje të bisedimeve të këtilla në Kuvend. Në grupet e punës partitë politike do të përfaqësohen me nga dy përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, nga një prej BDI-së dhe Aleancës dhe nga një nga partitë më të vogla parlamentare politike.

Do të krijohen grupe pune në mes partive politike që do të punojnë në propozim-vërejtjet që janë problematike në të gjithë tekstin problematik. Nesër pritet të jetë takimi i parë i punës, deklaroi sot koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski. Kjo, siç tha, vjen pas thirrjes së liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickosvki për të biseduar për ndryshimet që do të përmirësojnë propozimin dhe do të vendosen vërejtje të caktuara në lidhje me atë që është dëm për shtetin dhe interesat nacionale. Micevski nënvizoi se propozimi në këto grupe pune në mes partive politike është të jenë nga dy përfaqësues nga VMRO-DPMNE dhe nga dy nga LSDM si dhe një nga BDI dhe një nga Aleanca për Shqipëtarët si dhe një nga partitë më të vogla parlamentare.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në takim me kryetarin e KE-së, Sharl Mishel, ku morën pjesë edhe grupet e deputetëve dhe përfaqësuesve të partive më të vogla politike, sipas kumtesës nga Kabineti i tij, lidhur me parashtrimin e dokumenteve për pranimin e kornizës negociuese, theksoi ndaj tyre do të ketë qasje adekuate sapo të parashtrohen në Parlament.

“Duke e përshëndetur vendimin e Kryetarit Mishel për vizitën e vendit në këto çaste, që të njoftohet me mendimet dhe qëndrimet ndryshe, Kryetari Xhaferi theksoi se udhëheqësia aktuale edhe në të kaluarën ka marrë vendime të cilat në mënyrë afatgjate janë treguar si të drejta për shtetin dhe për ardhmërinë dhe se mban përgjegjësi për marrjen e vendimeve strategjike. Duke tërhequr një paralele me pajtimin e Francës dhe Gjermanisë si bazë për formimin e Bashkimit Evropian të sotëm, konkludoi se mënyra e vetme për tejkalimin e mosmarrëveshjeve bilaterale mbetet dialogu dhe mirëkuptimi i ndërsjellë. Në drejtim të dërgimit të dokumenteve për pranimin e kornizës së negocimit, kryetari Xhaferi potencoi se të njëjtat do të procedohen sapo të dorëzohen në Kuvend”, kumtoi kabineti i Xhaferit.

Kryetari Mishel arsyetoi se vjen në emër të 27 vendeve anëtare të Unionit të cilat qëndrojnë prapa kornizës së propozuar që personalisht ti dëgjojë opinionet e argumentuara dhe legjitime dhe rezervat e aktorëve politikë, duke theksuar se ka mirëkuptim për frustrimet dhe dëshpërimin në vitet e fundit rreth mosfillimit zyrtar të negociatave.

“Ndodhitë në fqinjësinë më të gjerë evropiane kontribuuan për vendime më të determinuara të liderëve evropianë, në raport me procesin e zgjerimit dhe parandalimin e palëve të treta në realizimin e interesave të tyre të cilat janë në kundërshtim me interesat e Unionit”, tha kryetari i KE-së.

Në raport me shqetësimin rreth formulimeve në kornizën e negocimit, ai sqaroi se për gjuhën maqedonase drejtohet mesazh i qartë nga Këshilli i BE-së se i njëjta respektohet dhe të gjitha dokumentet gjatë procesit do të përkthehen në gjuhën maqedonase. Po ashtu, potencoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë e kritereve dhe se është me rëndësi që të njëjtat të tejkalohen, por edhe se në procesin e negocimit janë të përfshira të gjitha anëtaret e BE-së të cilat me vëmendje e ndjekin procesin e negocimit”, theksohet në kumtesë.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, shprehu falënderim për takimin e sotëm në një periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme për shtetin, duke e sugjeruar mostransparencën në udhëheqjen e çështjeve strategjike si arsye për reagimin e opinionit më të gjerë, duke shprehur rezervë ndaj propozimit, me kërkesë që të vihet në pah protokolli bilateral me Republikën e Bullgarisë, që opinioni të bindet nëse i njëjti është apo nuk është pjesë e pakos së negocimit.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, sugjeroi se procesi i negocimit është i ndërlikuar dhe e elaboroi revoltën te qytetarët për mosrespektimin e garancive të dhëna sipas Marrëveshjes së Prespës për fillimin e negociatave me BE-në. Qytetarët ndjejnë pasiguri nëse në këtë kornizë negocimi janë kërkesat e fundit për vendin. Ai shprehu mbështetje dhe kërkoi ndihmë nga BE-ja gjatë procesit.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim Arbër Ademi, theksoi se miqtë vijnë të japin mbështetje në kohëra të vështira.

Ai alarmoi për valën e lajmeve të rreme rreth propozimit aktual, sidomos për gjuhën maqedonase dhe për fillimin e negociatave vetëm për Republikën e Shqipërisë, duke apeluar te të gjithë faktorët ta pranojnë propozimin me çka do u jepet fund këtyre lajmeve për racionalitet në marrjen e vendimeve të këtilla të rëndësishme.

Përfaqësuesja e Alternativës, Safije Sadiki Shaini, e mbështeti propozimin aktual, duke bërë apel për kohezion shtetëror dhe shoqëror të procesit.

Koordinatorja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, e theksoi qëndrimin e tyre të qartë për marrjen e vendimeve strategjike, si anëtarësimi në NATO dhe tani fillimi i negociatave me BE-në, duke dhënë mbështetje për propozimin aktual dhe shfrytëzimin e momentit për kthimin e shpresës, sidomos te popullata e re në vend.

Përfaqësuesi i BESË-s Bastri Bajrami, theksoi se vendi nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se japin mbështetje të qartë ndaj propozimit aktual, me apel për maturinë e subjekteve politike për ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme.

“Kryetari Mishel falënderoi për qëndrimet e shprehura, duke sugjeruar se ka një pasqyrë shumë më të qartë për ndodhitë aktuale, duke i inkurajuar liderët politikë të marrin vendime sipas bindjeve personale. Dera e BE-së është e hapur: tani varet prej jush nëse do të hyni brenda, përfundoi Misheli”, informoi Kabineti i kryetarit të Kuvendit.

Kuvendi do të sjell vendim nëse do të fillojmë negociata me BE-në dhe do të sjell konkludime pasi Qeveria tek deputetët do ta dorëzojë propozimin evropian, protokollin bilateral dhe edhe një dokument, deklaroi sot kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel.

“Në kuvend ka përfaqësues të të gjitha partive parlamentare politike dhe ata atje do të kenë takime në të cilat do të marrin pjesë normal përfaqësues nga radhët e tyre dhe të cilët duhet të debatojnë lidhur me konkludimet në lidhje me propozimin evropian të cilin e kemi marrë nga BE-ja. Mendoj se edhe kryetari Mishel ishte shumë i qartë në eksplicimin e tij se ne kemi propozim i cili na mundëson fillim të menjëhershëm të negociatave me BE-në. Kuvendi ka për obligim të vendos nëse do të sjellim vendim për t’i filluar negociatat dhe me çfarë konkludime dhe për këtë duhet të bisedojnë përfaqësuesit e partive politike, ata janë anëtarë me përvojë në Parlament dhe si të tillë të shkojnë në Qeveri për ta zbatuar dhe për ta operacionalizuar lidhur me vendimin të cilin do ta sjell Kuvendi”, tha Kovaçevski.

Propozimi evropian, potencoi ai, është propozim i 27 vendeve-anëtare të BE-së, ndërsa këtu me ne në konferencë për shtyp dhe mysafir në vend sot është kryetari i Këshillit të Evropës në të cilin janë të anëtarësuar të gjithë liderët e 27 vendeve.

“Çdo qytetar mund ta shohë propozimin që i përfshin edhe deputetët, gjegjësisht anëtarët e Parlamentit. Ministrave dikasterial kanë për detyrë t’ua shpjegojnë këtë qytetarëve të cilët përmes mediave duan të informohen për detajet lidhur me dokumentet e dorëzuara. Qytetarët në këtë shtet janë prezantuar përmes zgjedhësve të tyre nga populli, përmes anëtarëve të Parlamentit. Ata zgjedhës popullorë sipas kompetencave të tyre kushtetuese e sjellin vendimin, sjellin konkludime dhe i japin obligime Qeverisë e cila si pushtet ekzekutiv duhet ta zbatojë këtë”, përsëriti Kovaçevski në konferencë për shtyp.