Zv. kryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve Artan Grubi në shënimin e përvjetorit të themelimit të NATO-së ishte i ftuar në ambientet e MPJ së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Europian në vendin tonë ku nënvizoi se ky përvjetor e gjen vendin afër familjes së saj të madhe ku së bashku po punojmë që horizontin e ardhmërisë ta kemi të sigurtë dhe progresiv.
Përvjetori i 73-të i themelimit të NATO-s gjen vendin tonë anëtar të familjes së saj të madhe, në mesin e 29 shteteve tjera me të cilat punojmë bashkë që horizontin e ardhmërisë ta kemi të sigurtë dhe progresiv.
Mbi rëndësinë е ekzistencës dhe përforcimit të këtij pakti ushtarako-politik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të demokracisë, lirive të njeriut, stabilitetit dhe pushtetit të së drejtës, reflektuam sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të ftuar nga Bujari, sëbashku me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Europian në vendin tonë.
/KlanMacedonia/