Grubi: Me kryeministrin shqiptar po shkruajmë histori!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shoqëruar nga kolegë ministra dhe personalitete politike nga Bashkimi Demokratik për Integrim, vizituan sonte Këshillat vendor Fehmi Lladrovci dhe Luan Haradinaj në Çair.

 

 

Grubi pas takimeve me qytetarët ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se BDI në dy dekada veprimtari ka relizuar idealet kombëtare të shqiptarëve, mision ky i cili do të plotësohet tashmë dhe me kryeministrin e parë shqiptarë.

Statusi i plotë:

 

 

Fjala e popullit për Bashkimin Demokratik për Integrim në këto dy dekada ka qenë përbetim dhe amanet në çdo ditë të veprimit politik.

Me Bekimin, Bujarin, Fatmirin, Kreshnikun, Jetonin dhe Arbërin u mirëpritëm sot nga aktivistët e këshillave vendor Fehmi Lladrovci dhe Luan Haradinaj, ku bashkëbiseduam për rrugëtimin që bashkë e kemi bërë në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe jetës më cilësore, për gjithë ato të arritura të dinjitetit kombëtar dhe për sfidat e kohës së sotme, ato të vazhdimit të rrugës sonë europiane.

Ashtu siç etabluam barazinë në çdo nivel të jetës shoqërore, ashtu siç i thyem paragjykimet, siç po e jetësojmë sot përbetimin e Kryeministrit të parë shqiptar, le të vazhdojmë bashkë të shkruajmë kapitujt e rinj të sukseseve, atë të vendlindjes sonë të integruar në familjen e kombeve të Europës.