Grubi: Hiqet certifikata e vaksinimit në kufij

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka njoftuar se në seancën e sotme qeveritare është miratuar vendimi me të cilin shfuqizohet certifikata e vaksinimit në kufij, transmeton TV21.

“Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për të shfuqizuar detyrimin e posedimit të çertifikatës së vaksinimit, çertifikatës për Covid 19 të tejkaluar, testet negative PCR dhe antigjen për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj gjatë hyrjes në vend.
Në lidhje me këtë vendim shfuqizuam edhe masën për izolim shtëpiak me shpenzim personal në kohëzgjatje prej 7 ditëve për hyrje në shtet pa dokumentet e lartëpërmendura”, shkroi Grubi.