Përqindjet e të drejtës së shqipes degradojnë statusin kolektiv

Luisa Residi, studente e Universitetit të Evropës Juglindore, në emisionin “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera, ka folur edhe për diskriminimin mes studentëve shqiptarë dhe kolegëve të tyre maqedonas.

“Opsioni 84 me 16, të cilin ministri i Drejtësisë ua ofroi studentëve të juridikut në mbledhjen e fundit, mendoj se mund të krahasohet me një garë 100-metërshe, ku 84 metrat e parë për studentët shqiptarë do të jenë rrugë e lirë, ndërsa në 16 metrat e fundit nuk mund të kalosh. Në këtë mënyrë, asnjëherë nuk mund të fitosh, sepse kjo është një nisje e padrejtë”, ka deklaruar Luisa Residi, studente e Universitetit të Evropës Juglindore, në emisionin “Dialog te Lajmi”.