Goditje e re për xhepat e qytetarëve? LSDM paralajmëron shtrenjtim të rrymës dhe ngrohjes!

LSDM paralajmëron një valë të re shtrenjtimesh nga janari i vitit 2027, që mund të rëndojë edhe më shumë buxhetet familjare.
Sipas partisë opozitare, MEPSO ka kërkuar rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë elektrike për gati 98%, ndërsa paralajmërohet edhe shtrenjtimi i tretë i ngrohjes qendrore gjatë këtij viti.
Në një konferencë për media, nënkryetarja e LSDM-së, Jovana Trençevska, kritikoi Qeverinë e Hristijan Mickoskit për, siç tha, përkeqësimin e standardit jetësor dhe mungesën e rritjes së pagave. 
Megjithatë, rritja e kërkuar e tarifës së transmetimit nuk nënkupton shtrenjtim të rrymës me të njëjtën përqindje. Vendimet përfundimtare për çmimet ende nuk janë marrë dhe varen nga Komisioni Rregullator i Energjeti