Grubi: Është fyese t’u thuhet maqedonasve që do të asimilohen! Politikanë pro-rus po frikësojnë qytetarët

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot komentoi protestat e vazhdueshme të opozitës kundër propozimit të modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, përcjell TV21. Grubi tha se është fyese tu thuhet bashkëqytetarëve maqedonas se në shekullin e 21 do të asimilohen.

“Nuk duhet të frikësohen qytetarët. Është fyese tu thuhet maqedonasve që do të asimilohen, 21 shekuj, nuk arriti askush t’i asimiloje, tani një apo dy politikanë që dalin, që me shpirt anti-evropian, me ndonjë agjendë pro-ruse procedojnë çdo ditë dhe i frikësojnë njerëzit se do t’i asimilojnë”, tha mes tjerash Grubi.