Grubi dhe Gërvalla dakordojnë mbledhje të përbashkët të Qeverisë në shtator

Shkup, 30 korrik – Sot, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka
pritur në takim Zëvendëskryeministren dhe ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla.

Grubi dhe Gërvalla konstatuan se marrëdhëniet biletarele në mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe se ky bashkëpunim i mirë do të vazhdojë
në të ardhmen me realizimin e pojekteve të përbashkëta në sfera të ndryshme që kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Zëvendëskryeministri i Parë, Grubi dhe zëvendëskryeministrja kosovare Gërvalla u dakorduan që mbledhja e përbashkët në mes dy qeverive, asaj të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës të mbahet në gjysmën e parë të muajit shtator të këtij viti.

Grubi dhe Gërvalla mes tjerave kanë diskutuar edhe mbi gjendjen aktuale në rajon, bashkëpunimin rajonal si dhe procesin e integrimit të vendeve të Ballaknit Perendimor në Bashkimin Europian.

“Alternativë e Republikës së Maqedonisë së Veriut por edhe i rajonit mbetet Bashkimi Europian, ne si vend kemi bërë hapa shumë të guximshëm
në aspektin politik, kemi finalizuar reformat e kërkuara dhe presim që Bashkimi Europian t’i vlerësojë këto arritje, ndërkohë që punojmë në
ngritjen e standardit jetësor për qytetarët”, ka theksuar kështu në takim, Grubi.