Grubi: 110 ditë më parë kishte përpjekje për të krijuar shumicë të re pro-ruse

Duke folur në ekspozenë për 100 ditorin e parë të Qeverisë, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka thënë se vendi ka një Qeveri që në këto kohë të vështira ka ofruar stabilitet.

Ai ka shtuar se Qeveria e udhëhequr nga Kovaçevski është euro-amerikane.

“Nuk është Qeveri e cila konsideron që agresioni rus ndaj Ukrainës është legjitim dhe është i drejtë. Jo një qeveri dhe një koalicion që konsideron që territoret e okupuara të Ukrainës duhet të shpallen të pavarura dhe ti bashkëngjiten Rusisë. Jo një Qeveri e cila dëshiron që RMV-ja të largohet nga NATO dhe BE-ja, ti prish marëdhënijet me Kosovën duke mos njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ti prish marëdhënijet me Republikën e Shqipërisë dhe ti prishë marëdhënijet me fqiun tonë Greqinë”, tha mes tjerash Grubi.

Grubi foli edhe për përpjekjen e dështuar të opozitës për formimin e shumicës së re.

“Në qoftë se ju kujtohet, jo më largë se para 110 ditëve u bë një përpjekje për të krijuar këtë shumicë të re pro-ruse në Qeverinë tonë e cila do ti cënonte të arriturat e këtij vendi dhe prandaj them se kryefjala e kësaj qeverie është stabiliteti”, shtoi Grubi.