Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, po vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në estradë.
Ai prej disa vitesh pjesë e tregut muzikor shqiptar, gjerda ka sjell një sërë hitesh e bashkëpunimesh që kanë bërë bujë të madhe.
Megjithatë, Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) ka qenë më pak i komentuar sa i përket jetës private.
I njëjti deri më tani nuk është përfolur publikisht për ndonjë romancë dashurie, ndonëse ka marrë vëmendje me një fotografi të siguruar nga Telegrafi.
Imazhi në fjalë e ka shfaqur artistin dorë për dore me një femër, edhe pse nuk ka zbuluar më shumë.
Kjo nuk dihet nëse është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën, apo pjesë e ndonjë videoklipi të ri.
Bardhi përndryshe më 5 maj (e enjte) do të sjellë këngën e radhës me DJ GIMI-O të quajtur, “Rakia”. /Telegrafi/