“Gruaja është forcë”, Dafina Zeqiri publikon një bisedë me Vjosa Berishën pas vdekjes së saj

Sot ka ndërruar jetë regjisorja kosovare, Vjosa Berisha.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, shkruan lajmi.net.

Vdekja e saj është humbje e madhe për kinematografinë kosovare dhe artistët kosovar e përkujtuan me fjalë prekëse.

Pas vdekjes së saj, këngëtarja, Dafina Zeqiri, publikoi një bisedë me të ndjerën ku i kishte thënë se gruaja është forcë dhe të vazhdoj të shkëlqej.

Regjisorja kishte kohë që përballej me kancerin./Lajmi.net/