Gruaja e Gundogan shuan spekulimet – lojtari ishte në Madrid për t’u martuar

Një udhëtim i Ilkay Gundogan drejt Madridit nxiti shumë raportime lidhur me të ardhmen e lojtarit.

Mike Keegan raportoi se Gundogan do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Udhëtimi i tij drejt Madridit lidhej me skuadrën e ardhshme.

Por, gruaja e Ilkay Gundogan ka hedhur poshtë gjithçka, duke zbuluar arsyen e udhëtimit të çiftit.

“Jemi martuar, jemi shumë të lumtur… donim ta mbanim private, por për fat të keq gjithë këto lajme të rreme për burrin tim më shtynë që unë të tregoja të vërtetën. Sara”, ka shkruar Sara në ‘Instagram’, përcjell lajmi.net.

Raportime të ‘Bild’ bënin të ditur se Gundogan do ta diskutojë të ardhmen e tij me Man City pas fundit të sezonit. Së fundmi thuhet se brenda klubit e shohin lojtarin si pjesë të rëndësishme të projektit të Pep Guardiola.