Greqia reagon: Komentatorët maqedonas në “EURO 2020” ta përdorin termin “Maqedonia e Veriut”!

Autoritetet greke kanë vërejtur se komentatorët sportiv dhe mediat maqedonase po vazhdojnë të përdorin termin Maqedoni dhe jo termin e ri Maqedonia e Veriut, tanimë me ndërrimin e emrit të shtetit sipas Marrëveshjes së Prespës.

Agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA në Athinë ka publikuar një reagim ku kërkohet që komentatorët maqedonas të servisit shtetëror publik Televizioni i Maqedonisë së Veriut të përdorin emrin e ri shtetëror, gjatë ndeshjeve kur të luaj përfaqësuesja e tyre, përcjell INA.

Maqedonia e Veriut dje debutoi për herë të parë në një kampionat evropian, ku pësoi humbje të thellë 3 me 1 nga Austria. Sipas mediave greke, komentatorët vazhdimisht kanë përdorur termet: maqedonas, Maqedoni dhe jo siç thuhet qytetarë apo futbollistë të Maqedonisë së Veriut dhe Maqedonia e Veriut. Andaj kërkojmë që të evitohen këto lëshime dhe të përdoren emërtimet e reja. (INA)