Grenell: Marrëveshja e arritur në Washington do të krijojë vende të reja pune

U.S. President Donald Trump's envoy for the Kosovo-Serbia dialogue, Ambassador Richard Grenell speaks during a press conference after a meeting with Serbian President Aleksandar Vucic in Belgrade, Serbia, Friday, Jan. 24, 2020. Grenell is meeting Serbian President Vucic in order to move the dialogue and normalize relations between the two sides.(AP Photo/Darko Vojinovic)

Emisari special për dialogun, Richard Grenell ka deklaruar se deri te marrëveshja e 4 shtatorit ka ardhur pasi që “kështu dëshironin kosovarët dhe serbët”.

“Ajo marrëveshje ishte vetëm pse serbët dhe kosovarët thanë se ‘mendojmë se është momenti për ne, pasi jemi injoruar për tetë vjet nga ekipi Obama-Biden, momenti të shikoni situatën tonë dhe të na ndihmoni’. Ne e bëmë dhe shikoni çfarë ndodhi”, është shprehur Grenell për PSCP.tv
– Advertisement –

Ai ka folur edhe për përfshirjen e presidentit Donald Trump në marrëveshjen për normalizim ekonomik.

“Trump ishte i jashtëm në atë moment që u fut dhe tha se kjo s’ka kuptim. Ne po negociojmë për disa gjëra mes Kosovës dhe Serbisë dhe tradicionalistët ‘ekspertët’ e Ballkanit në Departamentit Shtetëror thanë se duhet ulur në tavolinë dhe të diskutohet për çështje politike”, ka thënë Grenell.
– Advertisement –

Ai ka shtuar se marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë për normalizim ekonomik do të krijojë vende të reja pune.

Grenell gjithashtu ka folur edhe për fizibilitetin që SHBA do t’i bëjë Liqenit të Ujmanit përmes inxhinierëve, si pjesë e marrëveshjes në Washington.
– Advertisement –

Ish-ambasadori Grenell ka thënë se kishte propozuar në formë shakaje që liqeni i Ujmanit të quhej Trump.

“Menjëherë të dyja palët thanë se mund të shkojmë me këtë. Ia nisi si shaka dhe doli të ishte një formë e zgjidhjes”, ka shtuar ai.