Dua Lipa vishet plot me stil gjatë shëtitjes me të dashurin në Nju Jork

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, njëherësh autorja e hitit “One Kiss”, dhe i dashuri i saj modeli Anwar Hadid u panë në rrugët e Nju Jorkut, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ajo kishte veshur një bluzë të zezë të prerë tek barku, duke e kombinuar me pantallona të lëkurës dhe taka të larta.
Anwar kishte veshur një bluzë dhe pantallona të gjerë teksa shijonte ditën. Çifti kishte marrë masa paraprake kundër COVID-19 me maska në fytyrë.
Është raportuar se Dua ka udhëtuar drejt Los Angelosit për të qenë më afër vendlindjes së dashurit të saj Anwar.
Mediet e huaja kanë raportuar se Dua ka ndërruar shtetin për të jetuar me partnerin e saj për frikën se ajo nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë nga pandemia.
Një burim tha se “Ishte e vështirë të shkonte në SHBA, Por, ajo njeh shumë njerëz në Los Angeles, ashtu si Anwar, i cili ka jetuar atje në të kaluarën, kështu që ndihet optimiste”.