Ministria e Mbrojtjes deklarohet për aksidentin ku u lënduan pjesëtarët e saj

Në lidhje me aksidentin në rrugën Shtip – Radovish, ku u lënduan 17 pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut, është deklaruar Ministria e Mbrojtjes.

Nga atje kanë deklaruar se të lënduarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
– Advertisement –

Sipas informacioneve që i kanë marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti ka ndodhur në ora 06:47, tetë kilometra nga Shtipi.

“16 pjesëtarë të Armatës kanë qenë duke u dërguar deri te vendet e tyre në garnizone, ku sipas informacioneve fillestare, te një pjesë e tyre kanë pasur lëndime të lehta trupore dhe për momentin të gjithë pjesëtarët janë dërguar në Spitalin e Shtipit ku po u kryhet kontroll mjekësor me qëllim të vërtetimit të gjendjes shëndetësore”, thonë nga Ministria.
– Advertisement –

Njoftojnë gjithashtu se kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe MPB, kurse në terren kanë dalë edhe ekipe të policisë ushtarake./TV21