Graniti rrëfen historinë e tij të dashurisë

Mbrëmjen e sotme ai ka nisur të tregojë për njohjen dhe gjjthë dashurinë e përjetuar me ish-partneren e tij.

“Kisha një histori me shoqen e saj, por rastësisht e njoha dhe sa e pash ndjeva fluturat në stomak. Lidhja që pata me shoqen e saj ma vështirësoi situatën”, tha ai.

Më pas ish-futbollisti shtoi se pas shumë përpjekjeve ata arritën që të vendosnin urat e komunikimit dhe më pas edhe të dashurisë.

“Insistova shumë se në fillim ajo nuk donte, por patën kontakte më vonë. Bashkëjetuam dhe kemi qenë bashkë gjithë kohës”, tregoi ai.

Sipas Granitit , koha e kaluar së tepërmi në shoqërinë e njëri-tjetrit u kthye në arsyen e ndarjes së tyre.