Daçiq: “Ballkani i Hapur” s’është ide ruse

Kryeparlamentari i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se vendet që nuk duan të anëtarësohen në “Ballkanin e Hapur” e arsyetojnë vendimin duke thënë se është një përpjekje për ndikimin e Serbisë së Madhe në rajon ose se është një ide ruse, gjë që nuk është e vërtetë.

Sipas tij, qëllimi i kësaj nisme është për të lehtësuar jetën dhe funksionimin për të gjithë, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Daçiq tha se “Ballkani i Hapur” nuk është zëvendësues i anëtarësimit në BE, por se iniciativa bazohet në idetë evropiane që aplikohen në Union.