Granit Xhaka para ndeshjes me Kosovën e kryen një vizitë te ish-skuadra

Ylli i Përfaqësueses së Zvicrës dhe Bayer Leverkuzenit, e ka vizituar ish-skuadrën në të cilën u bë i njohur, Baselin.

Futbollisti nga Kosova e ka shfrytëzuar këtë vizitë gjatë qëndrimit në Zvicër ku është bashkuar me Kombëtaren para ndeshjes me Kosovën që zhvillohet më 9 shtator në Prishtinë.

“Faleminderit për vizitën”, ka shkruar Baseli në rrjetet sociale.

Graniti me këtë rast është takuar edhe me vëllait e tij, Taulantin, i cili luan te Baseli.