Grabitet një bastore në Çair

Ministria e Brendshme njofton se sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një grabitje në një bastore sportive në Çair.

“Sot në mëngjes në ora 05:33 në SPB Shkup është raportuar se në një bastore sportive në zonën e Çairit dy persona kanë kërcënuar punëtorët dhe kanë marrë para nga qarkullimi”, njoftojnë nga MPB.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.