Gostivar, uniforma të reja për punonjësit e N.P ” Parkingu i qytetit dhe Gjelbërimi”

Sot, punоnjësve të ndërmarrjes “Parkingu i qytetit dhe Gjelbërimi”, u janë dorëzuar 70 komplete uniformash, donacion nga Komuna e Bajram Pashës – Turqi.
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka falemenderuar donatorët për këtë donacion siç tha shumë të nevojshëm për këta punonjës.
Taravari tha se Komuna e Gostivarit gjithmonë është kujdesur për punëtorët e ndërmarrjeve duke rritur edhe pagat deri në 75%, si dhe në kontinuitet ka siguruar pajisje pune me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për punë.