Amerikanët i dërgojnë ushtrisë ukrainase 100 dronë vdekjeprurës

Shtetet e Bashkuara të Amerikes do të dërgojnë 100 drone vdekjeprurëse në Ukrainë, si pjesë e një pakete të madhe ndihme ushtarake, raportoi Associated Press, duke cituar një zyrtar amerikan “që ka njohuri për vendimin” e administratës Biden, transmeton HINA.

Një burim nga qarqet ushtarake amerikane, i cili pranoi të fliste në kushte anonimiteti, tha se sistemi “Switchblade 300” po diskutohej.

Sistemi për sulme të sakta ndaj personelit

Zyrtarët e Kongresit të SHBA i thanë NBC News se ishte një sistem i krijuar për “sulme precize ndaj personelit” dhe mund të përdoret nga distanca të gjata.

Sipas informacioneve që disponon AFP, disa vende evropiane që janë anëtare të NATO-s e kanë këtë armë në arsenalin e tyre, e cila duhet të lehtësojë integrimin e saj të lehtë brenda forcave të mbrojtjes ukrainase.