Goretzka flet për situatën e Lewandowski

Çështja e Robert Lewandowski ka filluar të komentohet edhe nga shokët e skuadrës së Bayern Munich.

Ylli polak pritet t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës, pas një pakënaqësie me klubin. Barca shihet si destinacion.

Komente për situatën ka dhënë edhe mesfushori i Bayern, Leon Goretzka.

“Unë mund të them vetëm se do të isha i lumtur nëse të dyja palët do të gjenin një zgjidhje të mirë për të dyja anët”, ka thënë Goretzka, transmeton lajmi.net.

Bayern ka insistuar deri më tani që të mos e lëshojë lojtarin t’i bashkohet klubit.

Megjithatë, një insistim i gjatë ka bërë që më në fund Barca dhe Bayern të jenë afër marrëveshjes. Këtë e dëshiron edhe Goretzka, nëse është më e mira për të dyja palët.