Barcelona gjen alternativën për transferimin e Kounde – ofron Depay + 30-35 milionë euro

Jules Kounde pritet t’i bashkohet Barcelonës.

Qendërmbrojtësi francez, Kounde do të largohet nga Sevilla këtë verë dhe Barcelona është destinacioni i tij i preferuar.

Skuadra andaluziane thuhet se tashmë ka gati videon lamtumirëse për lojtarin, kurse dy skuadrat janë afër një marrëveshjeje.

Gerard Romero raporton se Barca mund të finalizojë një marrëveshje për Kounde, duke përfshirë edhe Memphis Depay, transmeton lajmi.net.

Përveç kartonit të holandezit, Barca do të jap edhe 35-40 milionë euro shtesë.

Sevilla pritet të pranojë këtë ofertë, pasi Memphis kaloi një sezon mjaft të mirë te Barca edicionin e kaluar.