Goran Bregoviq i përdhos Korçën, Shqipërinë dhe mbarë shqiptarinë

Shkruan: Rexhep Torte

Mos lejoni që për një plesht kriminel serb, siç është Goran Bregoviq, ta digjni jorganin, ta shuani festivalin.

Goran Bregoviqi është krimnel shkuar krimineli, që me këngët e tij i frymëzoi dhe i nxiti ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë që të kryejnë krime kanibaliste ndaj shqiptarëve në Kosovë.

O Bashki e Korçës, o Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, o Qeveria e Shqipërisë, vëniani gishtin kokës dhe mos lejoni që në Festivalin e Birrës në Korçë të merr pjese Goran Bregoviqi, ky këngëtar anti shqiptar nacionalist-shovinist serb, sepse mund të mbeteni edhe pa festival, edhe pa shitjen e birrës, që shumë lehtë mund të bojkotohen dhe sabotohen nga populli.

Mos harroni se forca e popullit është uragan i fuqishëm të cilin nuk mund ta përballoni me kësi asryetimesh idioteske, tradhtuese, mashtruese, mjerane e të marrëzishme.

Këngët e Shqipërisë në të gjitha zhanret për nga cilësia, miliona herë ua kalojnë atyre serbe, por këngëtarët nga Shqipëria, si edhe këngëtarët shqiptarë me renome ndërkombëtare, nuk janë ftuar në manifestimet dhe festivalet që organizohen në Serbi.

Shqiptarët nuk kanë kryer vrasje, masakra e dhunime ndaj serbëve dhe nuk kanë okupuar asnjë përllëmbë tokë serbe.

Janë serbët ata që me shekuj i kanë vrarë, masakruar, dhunuar dhe dëbuar shqiptarët nga trojet shqiptare që kanë qenë gjer përtej Nishi dhe i kanë okupuar ato.

Bashkia e Korçës më 6 gusht 2021 para mediave dha një arsyetim idiotesk, poshtërues e mashtrues mbarë kombëtar shqiptar, për pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit, të këtij këngëtari anti shqiptar nacionalist-shovinist serb në Festivalin e Birrës në Korçë.

Pjesëmarrja e këtij këngëtari anti shqiptar nacionalist-shovenist serb, do ta përdhos jo vetëm Korçën e Shqipërinë por edhe mbarë kombin shqiptar.

Me pjesëmarrjen e këtij këngëtari anti shqiptar nacionalist-shovenist serb, Festivali i Birrës në Korçë kurrën e kurrës nuk mund të quhet mbarë shqiptar e ndërkombëtar.

Udhëheqësit mendjekrisur ngjashëm si këta në Bashkinë e Korçës, në krye me Edi Ramën dhe Qeverinë e tij, nesër pa fije turpi mund të provojnë ta arsyetojnë edhe vendosjen në Shqipëri të shtatoreve të Garashaninit, Çubrilloviqit, Ivo Andriqit, Dobrica Qosiqit, Sllobodan Millosheviqit dhe Aleksandër Vuçiqit.

Këngëtarët, kompozitorët dhe tërë punonjësit e mirfilltë të kulturës, me humanizmin dhe internacionalizmin e tyre janë ambasadorët që krijojnë lidhje shpirtërore kudo në botë, por krimineli Goran Bregoviqi nuk është këngëtar i këtij niveli e kalibri.

Goran Bregoviqi, këngëtari anti shqiptar nacionalist- shovinist serb, ka gëzuar simpati dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga kriminelët serbë Sllobodan Millosheviqi, Radovan Karaxhiqi, Vojisllav Shesheli, Arkani, Aleksandër Vuçiqi, Ivica Daçiqi, si edhe nga shumë kriminelë tjerë serbë.

Arsyetimi idiotesk e poshtërues i Bashkisë së Korçës se, kënga “Kallashnikov” është komponuar shumë më heret se koha e luftës”, është arsyetim mjeran e gënjeshtar, duke e patur parasysh gjenocidet që i kreu Serbia kriminale në Kroaci, në Bosnjë dhe Hercëgovinë dhe në Kosovë, ku ushtarët paramilitarët dhe policët e Serbisë, vranë, masakruan, dhunuan qindra mijëra popullatë të pafajshme, si edhe dëbuan miliona banorë autoktonë të pafajshëm vendas.

Arsyetimi idiotesk, poshtërues dhe mashtrues i Bashkisë së Korçës se, kënga “Kallashnikov” e Goran Bregoviqit mbase ka shërbyer si frymëzim nga paramilitarët për të kryer krime në Kosovë, por kjo këngë na qenka komponuar shumë më heret se koha e luftës, kështu që ne nuk e tërheqim pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit nga Festa e Birrës”, është arsyetim skandaloz dhe provokues kundër popullit kroat, atij boshnjak dhe veçanërisht kundër kombit shqiptar.

Si mund të thuhet një arsyetim i tillë nga Bashkia e Korçës, kur kjo këngë nacionaliste serbe ishte frymëzuese dhe shkaktare e mijëra e mijëra vrasjeve, masakrave dhe dhunimeve serbe në Kosovë.

Arsyetimi idiotesk, poshtërues dhe mashtrues i Bashkisë së Korçës se, “Goran Bregoviq nuk ka patur asnjë lloj pozicionimi as kundër shqiptarëve dhe as kundër kosovarëve”, e shton edhe më shumë indinjatën dhe reagimin e mbarë kombit shqiptar, kundër këtij arsyetimi idiotesk për pjesëmarrjen këtij këngëtari anti shqiptar nacionalist-shovenist serb në Festivalin e Birrës në Korçë.

Deklarata idioteske, poshtëruese dhe mashtruese e Bashkisë në Korçës se gjoja, “këngëtarët dhe grupet nga Kosova kanë refuzuar që të marrin pjesë në Festivalin e Birrës në Korçë, sepse na qenkan kërcënuar me vdekje nga nacionalistët shqiptarë”, përbën mashtrim të kulluar nga kjo udhëheqësi anti shqiptare e Bashkisë së Korçës.

Këngëtarët dhe grupet e këngëtarëve nga Kosova më mirë se kushdo tjetër e dinë dhe e kanë kuptuar se, nuk e kanë vendin dhe se nuk është e udhës të marrin pjesë në Festivalin e Birrës në Korçë, ku pritet të merr pjesë edhe këngëtari anti shqiptar nacionalist-shovinist serb Goran Bregoviq.

Përfaqësuesit shqiptarë nga Kosova, të cilët kanë hequr dorë nga pjesëmarrja e tyre në këtë Festival të Birrës në Korçë, kanë bërë një gjest fisnik, human e dinjitoz kombëtar shqiptar, sepse i kanë të frëskëta plagët dhe kujtimet e hidhura të kimeve nga agresioni gjenocidal e kriminal që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

Ku ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale, po e përsëris për të satën herë, vranë e masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Ku mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm i vrarë dhe i masakruan në Kosovë dhe i transportuan e i varrosiën në varëza masive në Serbi, por edhe i dogjën në hekuranat e Serbisë, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimit.

Ku dhunuan në mënyrën më makabëre e shtazarake 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare në Kosovë.

Ku nga shtëpitë në Kosovë rrëmbyen 1643 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Benila Terova, nënkryetare e Bashkisë së Korçës, më 6 gusht 2021, para mediave paraqiti arsyetimin e Bashkisë së Korçës për pjesëmarrjen e Goran Bregovqit në Festivalin e Birrës në Korçë, vendim që përdhos Bashkisë së Korçës, kryeministrin Edi Rama, Qeverinë e tij dhe mbarë shqiptarët.

Për Benila Terova, për krerët e Bashkisë së Korçës, për Kryeministrin Edi Rama, për Qeverinë e Edi Ramës dhe për të gjithë ata shqiptarë që mendojnë ngjashëm si Bashkia e Korçës, po prezantoj vetëm disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë (1998/99)” i autores kosovare Luljeta Selimi:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

Pasi ta lexoni këtë tekst të shkurtër, vënieni dorën në zemër dhe mendoni, si do të kishit reaguar ndaj Serbisë kriminale dhe serbëve kriminelë, duke mos e përjashtuar as Goran Bregoviqin, nëse ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale, do të kishin bërë kësi krimesh ndaj juve personalisht, ndaj ndonjë anëtar të familjes t’uaj, apo ndaj ndonjë anëtari të farefisit t’uaj?!

Secili që mendon se Goran Bregoviqi, ky këngëtar anti shqiptar nacionalist-shovinist serb, duhet të merr pjesë në festivalin e Birrws në Korçë, duhet ta dijë që në trupin e tij nuk rrjedh gjak shqiptari, duhet ta dijë se nuk është shqiptar, dhe se nuk e ka vendin në mesin e shqiptarëve.

Nëse Bashkia e Korçës, Edi Rama, Qeveria e Edi Ramws dhe tërë Shqipëria lejojnë, që Goran Bregoviqi, ky këngëtar anti shqiptar nacionalist-shovinist serb, të merr pjeë në Festivalin e Birrës në Korçë, të jenë të sigurtë se, mbi ta do të bijnë mallkimet shekullore të tërë atyre gjeneratave shqiptare që serbët kriminelë i vranë, i masakruan, i dhunuan dhe i dëbuan mizorisht për t’i okupuar trojet shqiptare.