Gomez do të vazhdojë kontratën me Liverpoolin

Joe Gomez do të vazhdojë kontratën me gjigantin anglez, Liverpool.

Anglezi ka kontratë me ‘Reds’ deri në sezonin 2024, por pritet të vazhdojë edhe më tej në ‘Anfield’.

Sipas ‘Liverpool Echo’ Gomez është afër të nënshkruajë zgjatjen e kontratës me ekipin e tij, përcjell lajmi.net.

Këtë sezon ai ka vetëm 20 paraqitje në të gjitha garat me Liverpooli, por për Klopp anglezi pritet të jetë lojtar i rëndësishëm për sezonet e tjera.

Mbetet të shihet a do të akordohen të dy palët për të nënshkruar rinovimin.