Fernandes pajtohet me thirrjen e tifozëve – ‘Lojtarët e United nuk janë të aftë për të veshur fanellën’

MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 06: Bruno Fernandes of Manchester United walks off after the Carabao Cup Semi Final between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on January 06, 2021 in Manchester, England. (Photo by Matthew Peters/Manchester United via Getty Images)

Bruno Fernandes ka thënë se pajtohet me thirrjen e tifozëve që lojtarët e United nuk janë të aftë të veshin fanellën e ekipit.

Manchester United po kalon në një formë aspak të mirë këtë sezon.

Në 37 ndeshje se ka zhvilluar në Premier Ligë kanë pësuar 11 humbje, të cilat kanë ndikuar që ekipi të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

E tifozët e United nuk janë të kënaqur me këtë fakt, andaj pas humbjes dëshpëruese ndaj Brighton, ata thanë se lojtarët e United nuk janë të aftë të veshin fanellën e ekipit të tyre.

Në lidhje me këtë thirrje të përkrahësve të ‘Djajve të Kuq’, Bruno Fernandes tha se pajtohet.

“Unë e përfshij vetën në këtë. Ajo që bëmë sot, ajo që bëra unë sot, nuk ishte e mjaftueshme për të qenë në fanellën e Man United dhe e pranoj”, tha portugezi, përcjell lajmi.net.

Manchester pozicionohen në vendin e gjashtë në tabelën e Premier Ligës me 58 pikë të grumbulluara gjithsej.