Golat e Lukakus nuk mjaftojnë, Chelsea barazon me Wolves

Chelsea dhe Wolves ndahen baras në ndeshjen e xhiros 35 në Premier Ligë.

2:2 ka përfunduar ndeshja në mes Chelsea dhe Wolves.

Ishte një ndeshje me mjaft intensitet.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve të krijuar.

Pjesa e dytë ishte më e mirë, pasi u realizuan gjithsej kate gola.

Lukaku brenda dy minutash shënoi dy gola të shpejt, në minutën 56` dhe 58`.

Por ekipi mysfirë nuk u dorëzuan. Ishte fillimisht Trincao që shënoi për të ngushtuar epërsinë në minutën e 79`.

Ndërsa, në minutat shtesë ishte Coady i cili shënoi për të barazuar në 2:2.

Pas këtij barazimi Chelsea qëndron në vendin e tretë me 76 dhe Wolves në vendin e 10 me 50 sosh.