Alves: Benzema e meriton Topin e Artë

Dani Alves ka thënë se sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema e meriton Topin e Artë.

Në një intervistë për ‘Marca’ Alves foli për formën e shkëlqyer që Benzema po kalon këtë sezon.

Sipas tij francezi e meriton të fitojë Topit të Artë.

“Ai ka të gjitha shanset për të fituar atë, për shkak të asaj që po bën. Por, Liga e Kampionëve do të ketë shumë ndikim. Nëse ai vazhdon të fitojë atë, ai është një kandidat serioz.

E ka mbajtur skuadrën dhe e meriton atë”, tha Alves.

Karim Benzema në 43 ndeshje sa ka zhvilluar këtë sezon ka shënuar 43 gola dhe dhuruar 14 asistime.