Godet me makinë këmbësorin dhe ik nga vendit i ngjarjes

Në udhëkryqin e bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” dhe rrugën “Ferid Bajram” në Shkup dje një automjet “Ford Fiesta” me targa të Shkupit, e ka goditur këmbësorin R.C.(61) nga Shkupi dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Siç kumtoi MPB, në fatkeqësinë këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”.

Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB-së Shkup. Punohet në zbardhjen e rastit.