Albin Kurti do i prijë listës së Vetëvendosjes!

Tetë kandidatë nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, janë zgjedhur pjesë e listës së LVV-së për deputet në zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi.
Albin Kurti, Arben Vitia, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli e Hatixhe Hoxha janë emrat të cilët Arifi tha se janë kandidatë nga dega në Prishtinë.

“Nga Qendra e Prishtinës, kandidatët për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! janë : Albin Kurti, Liburn Aliu, Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Glauk Konjufca, Fitore Pacolli, Albulena Haxhiu, Hatixhe Hoxha. Na priftë e mbara, me Albinin përpara”, shkruan Arifi.