Gnonto: Ëndrra ime është të luaj te Barcelona

Reprezentuesi i Italisë, Gnonto ka zbuluar dëshirën e tij.

Wilfried Gnonto ka thënë se ëndrra e tij është të luajë për skuadrën e Barcelonës dhe ka thënë se Messi është idhulli i tij.

18 vjeçari që ka fituar ftesën e Mancini së fundmi ka luajtur me Zurich ku ka shënuar 10 gola dhe ka shtuar pesë asistime.

“Ëndrra ime është të luaj me Barcelonën. Messi është idhulli im, edhe pse tani është te PSG”, ka thënë Gnonto.

“Ai ka bërë shumë sakrifica që nga fillimi, familja e tij e ka mbështetur dhe kurrë nuk harroi origjinën e tij”, shtoi i riu.

Si pasojë e paraqitjeve të mira me kombëtaren e Italisë, Gnonto ka tërhequr vëmendje të shumë skuadrave.