Gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, vazhdon më 26 gusht, pasi mbrojtja filloi t’i paraqesë provat materiale në seancën e sotme.
Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Valanovski lexoi fragmente nga procesverbalet e komisioneve parlamentare, mbledhjeve koordinuese dhe të disa vazhdimeve të seancës konstituive të Kuvendit, të cilin ai i propozoi si provë materiale, duke sqaruar se bëri përpjekje për të vazhduar seancën konstitutive dhe për të zgjedhur kryetar, por që nuk u siguruan rrethanat procedurale për këtë.
Mbrojtja e Veljanovskit, ka thirrur rreth 50 dëshmitarë, deputetë që do të merren në pyetje në disa nga seancat e ardhshme.
Në fillim të seancës së sotme, gjykata e pranoi kërkesën e mbrojtjes për marrjen në pyetje të Marijan Stoillkovskit – shef i Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë përgatitjes së ekspertizës në telefonat celular, por nuk e pranoi kërkesën për veçimin e tyre nga lista e provave.
Rasti është në procedurë dëshmuese dhe po zhvillohet nga gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Vilma Ruskovska.
Të akuzuarit në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Velanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve si të Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DZK, Vlladimir Atanasovski.
Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.