Tani dy ditë kanë dalur në sipërfaqe mosmarrëveshjet në radhët e BDI-së, lidhur me ndarjen e resoreve në qeverinë e re. Msmarrëveshjet kryesore vijnë si rezultat i favorizimit të Artan Grubit e Bujar Osmanit, mirëpo pakënaqësi ka edhe në Kumanovë-Likovë dhe Strugë, ku strukturat e BDI-së ndihen plotësisht të anashkaluara.
Ndërkohë përçarje janë paraqitur edhe në VMRO-DPMNE-në e Mickovskit, shkruan Gazeta Lajm.
Këshilli iniciues për ndryshime në VMRO-DPMNE, sot mbajti një pres-konferencë para selisë së partisë, duke kërkuar dorëheqjen e Hristijan Mickoskit dhe thirrjen e një kongresi të jashtëzakonshëm për të zgjedhur një kryetar të ri.
Ata thonë se Mickoski duhet të përmbushë premtimin e tij, dhe të japë dorëheqje për shkak se i humbi zgjedhjet.
“Për formimin e kësaj qeverie tani, është faji i atij që mund, duhet të kishte ofruar politika serioze që do të bashkojnë dhe tërheqin të gjithë qytetarët. Është faji i tij që nuk i shfrytëzoi kapacitetet e partisë. Është faji i tij që ai nuk arriti të ndërtojë dhe të marrë një qëndrim për të gjithë. Kur një ekip humbet, publiku ose lojtarët, ose kujdestari, nuk mund të fajësohet. Udhëheqësi i tyre është fajtor. Në këtë rast, Mickoski është fajtor për humbjen e VMRO-DPMNE-së.
Mickoski humbi zgjedhjet presidenciale, humbi zgjedhjet lokale në Ohër dhe Novo Sello. Humbi edhe zgjedhjet presidenciale.
E vërteta është se Mickoski është fajtori. Maqedonia ka nevojë të madhe për VMRO-DPMNE-në, ndërsa VMRO-DPMNE-ja ka nevojë për një udhëheqësi të re dhe serioze.
Në parti nuk ka nevojë për një lider që do të thotë një gjë sot dhe e kundërta nesër.
Ai tha se do të jepte dorëheqje nëse i humb zgjedhjet. Zgjedhjet i humbi, nuk formoi qeveri. Prandaj ne nga Këshilli Iniciues për ndryshime në VMRO-DPMNE i bëjmë thirrje Mickoskit që të japë dorëheqje dhe të ndërmarrë hapa për të caktuar një kongres të jashtëzakonshëm për të zgjedhur një kryetar të ri”.