Gjykimi kundër Zhan Mitrev do të nisë nga fillimi

Për shkak të skadimit të 90 ditëve nga seanca e kaluar, sot ka nisur sërish procesi gjyqësor ndaj Zhan Mitrevit. Pas hapjes formale dhe fjalëve hyrëse, Gjykata mori vendim për vazhdimin e procesit më 15 nëntor me marrjen në pyetje të dëshmitarëve me propozim të prokurorisë, përcjell TV21.

Rasti është formuar pas informacioneve që qarkullojnë në opinion, pasi vitin e kaluar u publikua filmi dokumentar në të cilin pretendohet se spitali privat “Zhan Mitrev” u ka marrë pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit për Kovid-19, pas çka u hap rasti në Prokurorinë publike Shkup.

Siç informojnë nga PTHP – Shkup për këtë çështje, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, gjegjësisht ndërgjeshmëria dhe pandërgjegjshmëria e trajtimit nuk është objekt i kësaj vepre penale, por bëhet fjalë për mashtrim klasik, gjegjësisht fshehje e fakteve kyçe në lidhje me hemofiltrimin, një metodë për të cilën pacientët nuk ishin të informuar qartë për të gjitha efektet e saj pozitive dhe negative, me qëllim përfitimin e paligjshëm të pronës.