Flaka Krelani merr sërish vëmendjen me veshje provokuese në rrugët e New Yorkut

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka tashmë vite që është larguar nga Kosova.

Ajo është zhvendosur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është duke marrë me interpretime në evente të muzikës live atje.

Flaka vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat çdo herë ndan fotografi të ndryshme me ndjekësit.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Së fundmi, 34-vjeçarja ndau me fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, në të cilat është shfaqur mjaft atraktive.

Ajo ka pozuar e veshur me një kostum të zi dhe me disa pjesë transparente, teksa është endur rrugëve të New Yorkut.

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Duke u kujdesur që të vë në pah linjat e theksuara të trupit, Flaka vuri edhe një herë në dukje faktin se ndodhet në formë të mirë. /Telegrafi/

Foto: Flaka Krelani/Instagram

 

Foto: Flaka Krelani/Instagram