U blen çokollata dhe më pas u hedh benzinë, nëna djeg për së gjalli dy vogëlushët e saj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Nizhny Novgorod të Rusisë Perëndimore pasi një grua Elena Karimova, dyshohet se ka mbytur vajzën, Khadizha 4 vjeçe dhe djalin Suleiman, 2 vjeç.

Dyshohet se në pjesën e pasme të makinës përpara se të digjte dy trupat e tyre, gruaja është futur në marketin e një karburanti dhe u ka blerë çokollata.

Më pas ajo i ka çuar vogëlushët e saj në një ndërtesë të pabanuar dhe u ka hedhur benzinë duke u vënë flakën, raporton Metro.

Duke pasur frikë se tymi do të tërhiqte vëmendjen e njerëzve gruaja ka marrë dhe ujë me vete për ta shuar zjarrin.

Një banor i zonës ka thënë se në fillim zjarrfikëset menduan se kufomat ishin të ndonjë kafshe, por më pas zbuluan se ato ishin fëmijë.

Prokurorët të cilët janë duke hetuar ngjarjen makabre, thanë se trupat e fëmijëve janë mbytur dhe më pas janë dërguar në një ndërtesë ku dhe janë djegur.

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë thënë se trupat e vogëlushëve ishin dëmtuar tmerrësisht shumë dhe ka qenë e vështirë për të identifikuar gjininë e tyre.

27-vjeçarja ka thënë se ka qenë e pamundur që të rriste dy fëmijët e saj, pasi nuk kishte para të mjaftueshme.

Në fillim kam jetuar me burrin, por më pas jam divorcuar dhe e kisha shumë të vështirë për ti rritur fëmijët.” Ndërsa nëna e saj, Natalia Testenkova teksa ka folur për aktin mostruoz të vajzës së saj ka thënë se nuk është e mundur që vajza e saj të kryente këtë veprim.

Ne nuk e besojmë këtë. Ajo është nënë e dashur. Si mund të vriste fëmijët e saj? Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por ne nuk besojmë se këta janë fëmijët e saj që u gjetën të djegur.”

Dy javë para se të kryente vrasjen, Karimova në një kartolinë të publikuar për ditëlindjen e vajzës së saj, ka shkruar: “Ti je shpirti im, je arsyeja për të cilën jetoj, ti je kopja ime.”